Champions League/ Zgjohen “Djajtë”, Milan shënon tre në fitoren ndaj Club Brugge

schedule20:43 - 22 Tetor, 2024

schedule 20:43 - 22 Tetor, 2024

Konsiderohet një “fanellë e rëndë” në Evropë dhe këtë e vërtetuan këtë të martë, pavarësisht se kundërshtari nuk ishte i një niveli shumë të lartë.

“Djajtë” e Milan kanë lënë pas krahëve disfatat në dy javët e para të Champions League, duke mundur me rezultatin e thellë, 3-1 belgët e Club Brugge, për të regjistruar fitoren e parë në formatin e ri të kompaticionit më të rëndësishëm për klube në “Kontinentin e Vjetër”.

Pulisic në minutën e 34’-t dhe Tijjani Reijnders me një dopietë në minutat 61’ e 71’ ishin heronjtë absolut të “Kuqezinjve”, ndërsa Sabbe barazoi shifrat përkohësisht në minutën e 51’-të, por pa mundur të bëjë më shumë, teksa ndikim të madh pati edhe dalja me kartonin e kuq të Onyedika për belgët, duke i lënë këta ta fundit për afro 1 orë lojë me 10 lojtarë.

Fitore të madhe arriti edhe Monaco me “Princat” e Ligue 1, që mundën me shifrat e thellë, 5-1, skuadrën e Crvena Zvezda.

Embolo në fundin e pjesës së parë, Singo në të 54’-tën, Akliouche në të 96′-n dhe Minamino me një dopietë në minutat 20’ e 70’ i siguruan fitoren francezëve, ndërsa golin e nderit për kampionët serb e shënoi Ndiaye nga pika e bardhë e penalltisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!