Struga nga Maqedonia e Veriut dhe Ballkani nga Kosova janë dy skuadrat tjera shqiptare që do të marrin pjesë në Champions League. Dy skuadrat janë shpallur kampione në kampionatet respektive dhe dje kanë njohur kundërshtarët në turin e parë.
Ndërkohë, sot dy skuadrat njihen me kundërshtarët e turit të dytë kualifikues. Nëse Ballkani arrin të kalojë Ludogoretsin, do të kalojë në turin e dytë ku do të përballet me fituesin e Olimpija Ljubljana – Valmiera
Nga ana tjetër Struga do të përballet me Zalgris. Skuadra nga Lituania nuk ishte kundërshtari më komod i mundshëm megjithatë, skuadra e Duros do të provojë deri në fund. Në rast se Struga kalon, atëherë do të përballet me skuadrën e Galatasaray!
ZALGIRIS / STRUGA – GALATASARAY
BALLKANI / LUDOGORETS – OLIMPIJA LJUBJANA / VALMEIRA./ h.ll/abcnews.al