Champions League/ PSV bën “poker” ndaj Girona, Arbër Hoxha gjen pak minuta në triumfin e Dinamo Zagreb

schedule20:36 - 5 Nëntor, 2024

schedule 20:36 - 5 Nëntor, 2024

Ishin padyshim përballje spektakolare dhe kjo mund të shihet që nga numri i golave, plot 9 të tilla, në vetëm 2 sfidat e para të xhiros së 4-t të fazës ligës së UEFA Champions League.

Kështu, “gjigantët” holandezë të PSV Eindhoven kanë arritur një triumf të madh, në “Philips Stadion” ndaj spanjollëve të Girona, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e thellë 4-0, ku për golat menduan Flamingo, Tillman, Johan Bakayoko dhe Ladislav Krejci, me këtë të fundit që shkaktoi një autogol.

Në krahun tjetër, kroatët e Dinamo Zagreb fituan bindshëm transfertën sllovake të Slovan Bratislava me shifrat 4-1, ku minuta pati edhe për anëosrin e Kombëtares, Arbër Hoxha, i cili u aktivizua në minutën e 87’-të, por pa mundur të lërë gjurmën e tij e sa i përket golave Spikic, Sucic dhe Kulenovic me një dopietë mjaftuan për të nxjerrë të pavlefshëm golin e Strelec për vendasit.

Falë këtyre rezultateve, Dinamo Zagreb ngjitet në vendin e 10-të të tabels me 7 pikë, PSV ngjitet në vendin e 19-të me 4 pikë, Girona mbetet në vendin e 26-të me 3 pikë, ndërsa Slovan Bratislave mbetet në vendin e fundit të tabelës me 0 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!