As tifozi më pesimist i Juventusit nuk e kishte menduar se skuadra e tij e zemrës do të ishte në këtë fazë të sezonit duke luftuar për një biletë në Champions League.
Titulli i dhjetë radhazi nuk erdhi, trofeu i madh ka marrë rrugën drejt Milanos zikaltër, ndërsa skuadra e Andrea Pirlos rrezikon të mbetet jashtë katërshes së parë në Serie A.
Një gjë e tillë do të ishte katastrofike për “Zonjën”. Bardhezinjtë morën vetëm një pikë pas barazimit 1-1 me Fiorentinën. Paraqitje aspak e mirë, teksa ra në sy ndeshja e dobët e Cristiano Ronaldos.
Ylli portugez nuk la asnjë shenjë. Ndaj Fiorentinës regjistroi takimin e tretë radhazi pa shënuar dhe forma e tij shqetëson Juventusin, që ka nevojë më shumë se kurrë për golat e CR7. /abcnews.al