Real Madrid ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në Champions League duke fituar në transfertë përballë italianëve me shifrat 3-2.
Skuadra e teknikut Ancelotti ka vuajtur përballë italianëve ku Gjimshiti ishte titullar, por gjeti golin me Mbappe në pjesën e parë pas një gabimi në prapavijë të “Bergamaskëve”. Mbappe më pas u largua i dëmtuar nga fusha, ndërsa De Ketelaeare me penallti, barazoi shifrat para fundit të pjesës së parë.
Në të dytën, disa minuta të vrullshme ndihmuan “Galaktikët”, pasi Vinicius e Bellingham shënuan në portën e italianëve, të cilët u hodhën me forca në sulm dhe shkurtuan diferencën me Lookman,
Rastet nuk u mungua edhe për golin e tretë, por Retegui u tregua i pasaktë para portës, duke bërë që ndeshja të mbyllej me fitoren e spanjollëve. /i.m /abcnews.al