Champions League: “Deja Vu” finaleje mes Liverpool-Real Madrid, Frankfurt pret Napolin e pamposhtur

schedule08:23 - 21 Shkurt, 2023

schedule 08:23 - 21 Shkurt, 2023

Sot do të rikthehet Champions League me dy sfida shumë të bukura dhe të cilat premtojnë shumë emocione.

Frankfurt do të presë në shtëpi Napolin e pamposhtur. Gjermanët e Frankfurt vijnë nga vendi i gjashtë në Bundesliga dhe janë në lojë për të tentuar ndonjë mrekulli në krye të tabelës. Napoli nga ana tjetër vjen më kokën lartë si klubi më i mirë në Evropë aktualisht dhe performanca e tyre sa vjen dhe befason çdo javë.

Skuadra nuk di të ndalet këtë sezon në çdo kompeticoon të mundshëm. Në Serie A, ata kanë pësuar vetëm një humbje ndaj Interit dhe kanë marrë 20 fitore dhe 2 barazime. Dyshja fantastike më në formë, Osimhen dhe Karavaskhelia janë emrat më të përfolur. Por vështirësia do të jetë edhe për Napolin sot në mbrëmje, pasi tifozeria dhe fusha e Frankfurt nuk ta bën ditën të lehtë.

Sfida tjetër është një finale e vërtetë para kohe. Liverpool do të presë në shtëpi Real Madrid. Të kuqtë e Jurgen Klopp duket se janë futur në shinat e fitoreve në kampionatin anglez. Pasi kishin pësuar 2 humbje dhe një barazim, ata arritën të merrnin dy fitore radhazi. Pozicionimi  i tyre në tabelë nuk është shumë i mirë,  pasi Liverpool ndodhet në vendin e 8-të me 35 pikë.

Spanjollët e Real Madrid janë më të rrezikshëm në këtë kompeticion. “Los Blancos” ndodhen në vendin e dytë në La Liga, me 8 pikë nga Barcelona e vendit të parë. Gjithsesi, Real Madrid gjithmonë ka treguar se në Champions League nuk janë të lehtë për t’u mposhtur dhe se gjithashtu dihet se janë kampionët në fuqi dhe klubi me më shumë trofe të tillë.

Mungesa do të ketë për të dyja klubet. Liverpool do të vijë sot në “Anfield Road” pa Arthur, Luis Diaz, Konate, Ramsay dhe Thiago Alcantara. Nunez ka patur një problem me shpatullën, po duket se do të jetë në dispozicion mbrëmjen e sotme. Real Madrid nga ana tjetër do të bëjë pa Toni Kroos, Mendy dhe Tchouameni.

Ne pesë përballjet e fundit mes këtyre të dyjave, Real Madrid ka fituar plot katër prej tyre dhe një herë janë ndarë në barazim./h.ll/abcnews.al

Formacionet e mundshme: