Benfika dhe Inter do të përballen ditën e martë në orën 21:00 për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.
Në radhët e portugezve ka “alarm” në repartin defensiv. Mbrojtësi i djathtë Bah është i dëmtuar dhe nuk do të jetë në këtë sfidë, ndërsa në rrezik është edhe Grimaldo, i cili u stërvit i veçuar në palestër.
Gjithashtu duhet llogaritur që as Otamendi nuk do të jetë në dispozicion, pasi argjentinasi është i skualifikuar./ h.ll/abcnews.al