Champions League/ Atalanta e pandalshme në Evropë, Atletico Madrid përmbys PSG në “Parc des Princes”

schedule22:50 - 6 Nëntor, 2024

schedule 22:50 - 6 Nëntor, 2024

Vijojnë të mbeten në pamposhtur në arenën evropiane.

Ashtu si “Zikaltërit” e Inter edhe ata të Atalanta kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të mërkure në xhiron e 4-t të fazës ligës së UEFA Champions League, teksa kanë arritur të mundin në “MHP Arena” skuadrën e Stuttgart me rezultatin e pastër 2-0

Të dy golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë teksa ishte fillimisht “ylli” nigerian Ademola Lookman, i cili tundi rrjetën e gjermanëve, ndërsa në minutën e 88’-të, italiani Nicolo Zaniolo siguroi fitoren e madhe të skuadrës së tij, ku paraqitje fantastike bëri edhe kapiteni i Kombëtares sonë, Berat Gjimshiti me ndërhyrjet e tij të sakta.

Në krahun tjetër fitore të madhe kanë arritur edhe “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, me anësorin Nahuel Molina dhe “bomberin” argjentinas, Angel Correa që përmbysën golin e Warren Zaire-Emery, duke mundur kështu “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain,  brenda në stadiumin e tyre “Parc des Princes”.

Ndërkaq, në sfida të tjera austriakët e Salzburg siguruan fitoren e parë të këtij edicioni, duke mundur me rezultatin e thellë 3-1 holandezët e Feyenoord, ndërsa francezët e Brest kanë vijuar ecurinë e tyre fantastike, duke mundur 2-1 në Çeki, Sparta-n e Qazim Laçit.  /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!