Champions: Ibraimi “tradhton” Shkëndijën, Mura triumfon në mes të Shkupit

schedule21:52 - 6 Korrik, 2021

schedule 21:52 - 6 Korrik, 2021

Shkëndija e Tetovës, e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka, është mundur nga kampionët e Sllovenisë, Mura, me rezultatin e ngushtë 0-1.

Një përballje e vendosur nga një penallti, kur kishin kaluar rreth gjysmë ore lojë. Luka Bobicanec nuk i fali kuqezinjtë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Në minutat shtesë Shkëndija fitoi një penallti, që u shpërdorua nga Besart Ibraimi. Sulmuesi goditi jashtë dhe pjesa e parë u mbyll 0-1.

Mura në të dytën ishte e kujdesshme dhe i la terren Shkëndijës, që nga ana tjetër nuk kishte qartësinë e duhur për të ndërtuar aksione të rrezikshme.

Në këto kushte nuk pati gol tjetër dhe Mura me këtë fitore ka më shumë shanse për të kaluar më tej, pasi e pret Shkëndijën në shtëpi pas një jave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!