Bayern do të luajë në Champions League përballë Tottenham në transfertë, sfidë e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve. Bavarezët e nisën mbarë këtë edicion, duke triumfuar 3-0 kundër Cverna Zvezda.
Por në sfidën e dytë kundër Tottenham në transfertë, trajneri Niko Kovaç duhet të bëjë pa shërbimet e Leon Goretzka. Mesfushori po vuan ende nga një dëmtim dhe rikthimi i tij është shtyrë me disa ditë nga sa ishte planifikuar. Këtë gjë, e konfirmoi vetë strategu Kovaç:
“Rikuperimi i Goretzka po shkon mirë, por nuk është ende gati. Megjithatë, kundër Tottenhamit do të rikthehet Alaba, një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Do të jetë një sfidë e vështirë, por po pres gatishmërinë e të gjithë lojtarëve deri të premten. Më pas, do të vendosim”./abcnews.al