Challandes shmang festën: Suedia s’i fal gabimet e sotme, Zeneli na gëzon

schedule22:49 - 24 Mars, 2021

schedule 22:49 - 24 Mars, 2021

Kosova triumfoi kundër Lituanisë me rezultatin 4-0 dhe pas ndeshjes trajneri Bernard Challandes foli për paraqitjen e skuadrës së tij në një lidhje direkte me Supersport. “Ishte shumë e rëndësishme ta nisnim me një ndeshje të mirë dhe fitore. Viti i kaluar nuk ishte i mirë.

Është me rëndësi të luhet mirë, të shënohet e të fitohet kështu. Bëmë një lojë të mirë, por nuk jam shumë i kënaqur me aspektin mbrojtës. I dhamë shumë mundësi për të shënuar kundërshtarit. Duhet të gjejmë balancën. Nëse mendojmë për Suedinë dhe luajmë si në pjesën e parë, kur kishim shumë probleme në aspektin mbrojtës, atëherë nuk kemi gjë në vijë. Duhet ekuilibër”.

“Kemi prodhuar shumë aksione të mira, por duhet efikasitet. Me kundërshtarë të fortë duhet të shënosh, pasi nuk mund të kesh shumë raste. Normalisht është pozitive që krijojmë raste. Me Suedinë qartësisht nuk mund ta bëjmë këtë.

Ata luajnë shumë fizikisht, duhet të bëjmë më tepër dhe sidomos në fazën e mbrojtjes. Kemi humbur disa topa në mënyrë të panevojshme. Ndaj një ekipi si Suedia paguan për gabime të tilla. Gjithsesi në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë”.

“Zeneli dhe Muriqi? E dimë që Arbri është një sulmues si mirë, sikurse edhe Rashica. Vjet kishim probleme me shënimin e golave, por tani janë të gjithë sulmuesit. Kemi nevojë për të gjithë. Patën raste edhe të tjerët.

Bëmë një punë të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Zeneli është lojtar i mirë, kërkon shumë. Nuk duhet të harrojmë që ka pasur një dëmtim serioz, duhet shumë kohë të kthehen në formë. Bëri shumë për skuadrën dhe kjo është e rëndësishme për ne”.

“Betim Fazliji? Ka pasur një dëmtim, kemi folur me stafin e St Gallen. Është i rëndësishëm për ne dhe shpresojmë që të jetë gati për ndeshjet e tjera. Mos të harrojmë edhe Rrahmanin që nuk e kishim. Vojvoda në qendër? Ka luajtur me tre në Belgjikë, i dhamë mundësinë të aktivizohej aty. Mund të luajë edhe aty, pasi e ka bërë në 4 apo 5 ndeshje”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!