Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ishte i ftuar në Klan Kosova pas ndeshjes kundër Anglisë. Tekniku zviceran tregoi bisedën me homologun anglez, Gareth Southgate, si dhe kishte elozhe të shumta për bomberin e skuadrës, Vedat Muriqi.
Nuk isha shumë i kënaqur sepse anglezët kishin shumë përkrahje, në fushë nuk i kemi pasur miq. Pas ndeshjes i thashë trajnerit anglez, ne ju presim si heronj dhe ju na jepni katër gola.
“Anglezët ishin të befasuar me njerëzit këtu në Kosovë, për futbollin dhe për mikpritjen që bënë kosovarët”
“Vedat Muriqi është lojtar cilësor, për mua është numër një. Por, ne e kemi pasur Atdhe Nuhiun, që shënoi një gol në Çeki. Gjithashtu e kemi pasur edhe mungesën e Zenelit, që ka qenë lojtar i shkëlqyer”.
“Ne do të duhet të luajmë edhe me lojtarë të tjerë. Mund të jetë e rëndësishme që numrat 13, 14 dhe 15 të luajnë mirë sepse mund të kemi edhe dëmtime tjera. Natyrisht, Vedati ishte i rëndësishëm për ne në këto dy ndeshje. Nuk e di se çfarë do të ndodhte nëse Muriqi do të luante në dy ndeshjet e fundit”./abcnews.al