Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Challandes: E harruat çfarë thamë gjatë shortit?! S’do u krijoj kurrë presion djemve

schedule13:45 - 11 Nëntor, 2019

schedule 13:45 - 11 Nëntor, 2019

Kosovën e presin dy ndeshjet më të rëndësishme në histori, por Bernard Challandes tenton të largojë presionin e madh. Dardanët udhëtojnë drejt Pragës me 14 nëntor për t’u ndeshur me Çekinë vendase, ndërsa tre ditë më vonë zbarkon Anglia në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Trajneri zviceran është ndalur tek aspekti psikologjik në konferencën për shtyp dhe beson se djemtë e tij do të bëjnë ndeshjen e jetës kundër Çekisë, ekip të cilin e vlerëson shumë.

PRESIONI – “Kur e shoh këtë numër të madh gazetarësh, e kuptoj që përpara kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. Nëse e kujtojmë shortin, kujtojmë ambiciet që kemi pasur atëherë dhe ato ambicie kanë qenë që të zhvillojmë ndeshje të mira, por jo që t’i krijojmë vetes presion të tepruar. Shumë njerëz po mendojmë se ne duhet patjetër të fitojmë kundër Çekisë dhe nëse nuk fitojmë çdo gjë ka mbaruar. Unë nuk mendoj kështu dhe nuk e shoh atë ndeshje në atë mënyrë”.

OBJEKTIVI – “Është e rëndësishme që të bëjmë një ndeshje të madhe, një ndeshje të mrekullueshme dhe nëse luajmë në atë mënyrë edhe fitorja do të vijë. Duhet të zhvillojmë ndeshjen e jetës. Asnjëherë nuk do të flas me skuadrën në këtë mënyrë dhe t’ju jap më shumë presion. Është e rëndësishme të mbesim të njëjtë dhe jo të ndryshojmë tani për këto dy ndeshje që e përcaktojnë fatin tonë në këto kualifikime”.

ÇEKIA – “Përjashtuar ndeshjen me Anglinë, asnjë skuadër nuk ka pasur paraqitje më të mira sesa Çekia. Asnjë kundërshtar tjetër nuk ka pasur 6 raste shënimi ndaj nesh, vetëm çekët. Për fitoren e tyre ndaj Anglisë të gjithë kemi qenë të befasuar, por po ju them se atë ndeshje e ka fituar skuadra më e mirë në fushë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!