Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka dalë sot në një konferencë për mediet para ndeshjes miqësore të ditës së nesërme ndaj Lituanisë. Në konferencë trajneri foli për përjashtimin e Muric dhe mos thirrjen e Mirlind Dakut, sulmuesit të Ballkanit, autor i 26 golave.
“Nuk gjasa për të luajtur ndaj Lituanisë dhe Suedisë, por nuk ka shumë shpresa që të luajë ndaj Spanjës, megjithatë ne do e shohim evolimin e tij nëse ka ndonjë shans për ta pasur të paktën në ndeshjen e tretë.
Lajmet për sherr mes Muric dhe Zhegrovës nuk janë të vërteta. Kemi marrë vendim në lidhje me Muric dhe kaq. Unë jam i përqendruar për ndeshjen dhe do vazhdojmë përgatitjet për sfidën e nesërme.
Nuk mund të japim më shumë informacione, ka qenë një çështje disiplinore. Nëse shtojmë më shumë është mungesë respekti kundrejt lojtarit, kështu që kjo çështje është e mbyllur.
Nuk është problemi i Superligës së Kosovës, por konkurrenca brenda ekipit. Daku ka qenë me ne në muajin nëntor, pasi ka pasur paraqitje të mira.
I kam studiuar të gjithë lojtarët dhe e kam ndjekur disa ndeshje dhe është një lojtar i mirë, që mund të jetë pjesë e ekipit tonë për të ardhmen, por jo tani. Nuk mund të them se ka qenë i gatshëm për t’u bërë pjesë e ekipit tani.
Unë jam seleksionues dhe e bëj zgjedhjen e lojtarëve më të mirë. Kam arsyetuar se ai nuk është i gatshëm për këtë grumbullim. Është lojtar interesant unë po e ndjek atë”, u shpreh Challandes. /abcnews.al