Linja ajrore, British Airways ka reaguar lidhur me një foto që po bën xhiron e rrjetit, ku pasagjerëve që kanë paguar vendet e klasit të parë iu ofrua një mëngjes “të neveritshëm” .
Fotoja me vaktin specifik iu dërgua një prezantueseje televizive, e cila nga ana e saj e shpërndau në llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe pretendoi se ishte servirur në një fluturim nga Abuja në Londër.
Komentet në Tëitter ishin të shumta, pasi një fluturim i drejtpërdrejtë i klasit të parë nga Abuja kap shifra marramendëse.
Prezantuesja ka shkruar krahas fotos: “Mëngjesi i klasit të parë #BritishAirëays. Ushqim për të menduar?”
First class #BritishAirways breakfast. Thoughts? pic.twitter.com/hNfw1Les8h
— Jane Hawkes (@ladyjaney75) June 9, 2022
Duke komentuar postimin, një përdorues tha: “Nuk justifikon një vakt të klasit të parë. Janë tre gjëra që vështirë se i njihni. Duhet të përmbajë vezë sepse është mëngjes, por duket si sallatë me patate. Çfarë dreqin janë këta të verdhët? Gjëja kafe? Nuk është puding i zi, por çfarë është? Mendoj se është një domate e djegur”.
Një tjetër komentoi: “Kjo duket e neveritshme. “Ç’është kjo gri?”, ndërsa një e treta shkruan: “Duket e neveritshme”, duke vënë pranë një emoji që vjell. Komentet vazhduan edhe më tej.
Prezantuesja tregoi se një shoqe e saj që kishte fluturuar në Heathroë i ka dërguar foton. Ajo e ndau sepse ishte shumë e neveritur. Edhe shpjegoi se nuk e priste që të bëhej virale.
Një zëdhënës i British Airways, duke folur për LADbible për çështjen e madhe, kërkoi falje, duke thënë: “Ne po flasim me kompanitë e ushqimit të palëve të treta për të zbuluar se çfarë ndodhi këtu. Kjo qartësisht nuk i plotëson standardet tona të larta të zakonshme. Na vjen keq që kemi zhgënjyer klientët tanë në këtë rast”./abcnews.al