Shumë besojnë se gratë janë më të ndërlikuara se burrat. Megjithatë, e vërteta është se të dyja palët janë të ndërlikuara në mënyrën e tyre dhe nëse u kërkoni burrave të martuar që t’ju tregojnë sinqerisht atë që urrejnë më shumë nga gratë e tyre, do të habiteni nga përgjigjet e tyre.
Kur një grua fsheh dhimbjen e saj
Edhe pse meshkujt për nga natyra nuk janë gjithmonë të hapur ndaj përqafimeve dhe bisedave sentimentale, ata janë më se të vetëdijshëm për këtë dhe kjo i “ha” nga brenda kur nuk mund t’ju ndihmojnë në momentin që keni nevojë. Megjithatë, më shumë se kaq, ata e urrejnë kur një grua përpiqet të fshehë dhimbjen e saj, pikërisht sepse mendon se burri i saj nuk mund ta ndihmojë.
Kur një grua dyshon për aftësitë e saj
Një burrë i fortë zgjedh një grua të fortë si partnere të jetës. Edhe pse do të përballeni me sfida të ndryshme dhe sigurisht që herët a vonë do të vini në dyshim aftësitë tuaja për disa gjëra, në të vërtetë nuk duhet të lini përshtypjen se po dyshoni në veten tuaj. Burri juaj duhet të besojë se ju besoni në veten tuaj, pavarësisht se çfarë.
Kur ajo e di se ai është arsyeja e trishtimit të saj
Ka shumë gjëra në një martesë që mund të bëjnë që një marrëdhënie të shkojë drejt greminës. Që një martesë të jetë e vlefshme, të dyja palët duhet të jenë të vetëdijshëm për veprimet e tyre. Nëse një burrë ka bërë diçka që i ka shkaktuar pikëllim të madh gruas së tij, hapi i tij i parë është në fakt të kuptojë se ai është përgjegjës për dhimbjen e saj. Një mashkull që ju do sinqerisht do të ndikohet më shumë nga fakti se ai është shkaku i trishtimit tuaj.
Kur një grua dorëzohet për diçka
Burrat janë ndryshe nga gratë. Në natyrën e tyre nuk ekziston një gjë e tillë si “dorëzim”. Por, ashtu siç nuk u pëlqen të heqin dorë nga diçka, nuk u pëlqen as mendimi që ju të hiqni dorë nga ajo që po bëni. Qoftë një garë sportive apo një luftë për një pozicion më të mirë në kompani. Ata duan luftëtarë./abcnews.al