Gjuha e trupit mund të zbulojë shumë për mendimet tuaja, kështu që nëse në mënyrë të pandërgjegjshme kryqëzoni krahët ndërsa flisni me dikë, ka një kuptim të veçantë. Gjegjësisht, konsiderohet se është qëndrim mbrojtës dhe se personi nuk është i disponuar për komunikim.
Hulumtimet kanë treguar se meshkujt i mbajnë duart të kryqëzuara shumë më shpesh se femrat. Gratë do t’i kryqëzojnë krahët vetëm në një rast – kur nuk ndihen rehat me praninë e meshkujve. Këto janë arsyet që mund të jenë edhe shkaku i kryqëzimit të krahëve, përveç qëndrimit mbrojtës:
Nervozizmi
Ky pozicion i ndihmon njerëzit të kapërcejnë disa tensione psikologjike si nervozizmi dhe frika. Përveç duarve të kryqëzuara, njerëzit shpesh prekin qafën, e cila është një shenjë bazë e pasigurisë, nervozizmit dhe tensionit që një person ndjen.
Stresi
Kur janë shumë të mërzitur, njerëzit kryqëzojnë krahët për t’u qetësuar. Kjo është arsyeja pse ky pozicion është më i zakonshëm tek fëmijët, sepse ata shpesh dinë të zemërohen ose të refuzojnë atë që duhet të bëjnë. Situata është e njëjtë me të rriturit, por në një masë shumë më të vogël.
Ndikimi i të tjerëve
Njerëzit kopjojnë në mënyrë të pandërgjegjshme sjelljen e njerëzve të tjerë, sado që mendojnë se nuk është kështu. Për shembull, nëse dy burra qëndrojnë përballë njëri-tjetrit me krahë të kryqëzuar, shumë do të mendonin nga larg se është një konflikt. Në fakt, ata në mënyrë të pavetëdijshme imitojnë njëri-tjetrin dhe thjesht ndihen më rehat ndërsa flasin nëse duart e tyre janë në atë pozicion.
Ftohtësia
Kur njerëzit kanë ftohtë, ata automatikisht kryqëzojnë duart për t’u ngrohur. /abcnews.al