Sipas një hulumtimi të botuar në revistën Women’s Health, ngjyra e flokëve mund të tregojë shumë për problemet shëndetësore. Nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre zgjidhni për t’i lyer flokët, pasi ekspertët theksojnë se ngjyra jonë natyrale është barometri për shëndetin.
Nëse jeni bjonde: Gratë mund të preken nga degjenerimi makular, një gjendje syri që mund të shkaktojë verbëri. Që do të thotë ka mungesë të luteinës dhe zeaxanthin që gjenden tek bizelet, lakra dhe spinaqi.
Nëse keni flokë të kuq: Mund të rrezikoheni nga Parkinsoni. Sipas një studimi të fundit të Harvardit, flokëkuqet kanë pothuajse 90% më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundjen.
Nëse jeni brune: Janë të prirura të preken nga rënia e flokëve. Sipas revistës, pothuajse 50% e grave që kanë humbje të flokëve janë brune. Përmbajtja e ulët e hekurit kontribuon në humbjen e flokëve, prandaj ekspertët rekomandojnë shtimin e marrjes së tij. /abcnews.al