Çfarë tregon mënyra si flini për jetën tuaj seksuale?

schedule11:44 - 20 Janar, 2022

schedule 11:44 - 20 Janar, 2022

E keni pyetur ndonjëherë veten nëse ka ndonjë kuptim pas mënyrës sesi ju dhe partneri juaj flini?

Rezulton se pozicioni në të cilin flini, në fakt mund të zbulojë shumë për jetën tuaj seksuale. Pozicioni i gjumit të një çifti mund të tregojë gjithashtu shumë për marrëdhënien  tuaj dhe si ndiheni me njëri-tjetrin, shkruan The New York Post

Ekspertja e gjumit, Anne Marie Boyan, shpjegon se si gjumi mund të ndikojë në jetën tuaj seksuale.

“Seksi djeg mesatarisht 69-100 kalori dhe përmirëson qarkullimin në trup, gjithashtu redukton stresin, pasi orgazma rrit prodhimin e melatoninës, hormonit të ‘gjumit’.

Por edhe  “përqafimet në çift” rrisin ndjenjën e sigurisë.

Sipas studiuesëve, e mesmja edhe këtu është gjithmonë e artë. Është krejt normale që ka momente kur secili do pavarësinë dhe komoditetin e tij, por nëse kjo ndërthuret me gjeste trupore që i thonë diçka partnerit/es, qetësohuni, gjithçka po shkon më së miri, raporton abcnews.al

Flini të përqafuar

Zakonisht ndodh kur parneret kalojnë kohë larg njëri-tjetrit. Pozicioni gjithashtu është i preferuar për çiftet e sapo martuara, pasi  jeta e tyre familjare është ende e mbushur me pasion dhe shumë dashuri.

Pozicioni i dialogut

Ky pozicion ndodh mes partnerëve që kanë  një lidhje të fortë me njëri-tjetrin, por gjithashtu kanë nevojë të shpenzojnë më shumë kohë së bashku dhe të komunikojnë më shpesh.

Fjetja në bark

Megjithatë, ky lloj pozicioni nuk është shenjë e intimitetit pasi asnjë nga pjesët e trupit nuk preket me partnerin. Prandaj kjo mund të tregojë cenueshmëri, mungesë kontrolli ose ankth dhe se ka mungesë besimi seksual në një marrëdhënie, raporton abcnews.al

I ktheni kurrizin njëri-tjetrit

 

Përshembull nëse flini duke i kthyer shpinën njëri-tjetrit, është një sinjal që tregon se intimiteti juaj ka probleme. Një pozicion i tillë, tregon se po përpiqeni të shmangni në heshtje diçka që s’ju pëlqen, në vend që ta diskutoni atë hapur me partnerin tuaj.

Pozicioni: “Fuqinë e ka ai!

Ti strukesh në krahërorin e tij dhe me shumë gjasa, këtë lidhje e drejton partneri. Hera herës ti varesh prej tij dhe nuk kundërshton çdo vendim që ai merr.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!