Numerologët pohojnë se çdo numër ka një simbolikë të caktuar dhe mbart me vete domethënie të veçantë. Kuptimi që mbart data e lindjes mund të na ndihmojë të kuptojmë veten, veprimet dhe marrëdhëniet tona me mjedisin. Kështu, dita kur keni lindur flet për disa nga cilësitë dhe aftësitë tuaja:
1 – Nëse keni lindur në këtë datë jeni krijuar për rolin e liderit, keni personalitet të fortë.
2 – Jeni jashtëzakonisht bashkëpunues, në biznes dhe privat.
3 – Jeni qendra e ngjarjeve, magjepsni me shoqërueshmërinë tuaj.
4 – Jeni të zellshëm dhe të menduarit logjik është pika juaj e fortë.
5 – Jeta juaj do të shënohet nga ndryshime të vazhdueshme.
6 – E gjeni veten në arsim dhe punë humanitare.
7 – Jeni shumë të prirur për meditim, dhe ju tërheq edhe arti.
8 – Ju e njihni shumë mirë rrugën tuaj rreth ujërave financiare.
9 – Ju i kuptoni njerëzit e tjerë dhe keni mirëkuptim për ta.
10 – Mund të përballeni me çdo gjë që ju del përpara.
11 – Jeni person i ndjeshëm dhe ndonjëherë vuani për shkak të tij.
12 – Keni një sharm të lindur dhe tërheqje magnetike.
13 – Jeni shumë të koncentruar dhe të përkushtuar në punën tuaj.
14 – Mençuria, intuitiviteti dhe kreativiteti janë karakteristikat tuaja.
15 – Jeni të sjellshëm, të durueshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar të gjithë.
16 – Jeni jashtëzakonisht të dhënë pas njerëzve të afërt dhe të dashur.
17 – Jeni krijues dhe përdorni kreativitetin tuaj për të realizuar idetë tuaja.
18 – Ju keni një karizëm të fortë dhe jeni të gjithanshëm.
19 – Keni një shpirt aventuresk dhe nuk keni frikë të shprehni ndjenjat tuaja.
20 – Sakrifikoni veten për të mirën e të tjerëve, por harroni veten.
21 – Jeni të interesuar për njerëzit dhe kënaqeni duke qenë në shoqëri të shkëlqyer.
22 – Planifikoni çdo hap dhe besoni në veten tuaj mbi të gjitha.
23 – Jeni folës i lindur, shkëlqeni me fjalë.
24 – Ti e sheh bukurinë në çdo gjë rreth teje dhe ajo të mbush.
25 – Ju karakterizon durimi dhe soditja.
26 – Jeni të fortë dhe ambicioz, e përdorni këtë në biznes.
27 – Përvojat tuaja të jetës janë të shumta dhe interesante.
28 – Jeni krijues dhe origjinal, në kërkim të stabilitetit.
29 – Ju i kuptoni problemet e të tjerëve në mënyrë intuitive.
30 – Thoni gjithmonë atë që mendoni dhe ndjeni.
31 – Intuita ju tregon se cilën rrugë jetësore duhet të ndiqni. /abcnews.al