Çfarë thonë sondazhet e para për zgjedhjet Parlamentare Europiane

schedule13:42 - 18 Shkurt, 2020

schedule 13:42 - 18 Shkurt, 2020

Delegacioni i Lega Nord në Parlamentin Europian duhet të marrë nga 6 në 27 deputetë, duke u bërë delegacioni më i madh pas CDU gjermane. Është ky rezultati që del nga sondazhet e para të parlamentit europian në kuadër të zgjedhjeve europiane të muajit maj.

Lëvizja me pesë yje duhet të kalojë nga 14 në 22 deputetë. Rënie shënon Partia Demokratike dhe Forza Italia që mund të mbeten me 15 dhe 8 deputetë nga 31 dhe 13 që kanë aktualisht. Sondazhi projekton katër depuettë italianë për grupin e konservatorëve dhe reformistët europianë të cilëve iu përket Frateli d’Italia.

Fronti sovranist bazuar në sondazhet kombëtare, avancon në parlamentin europian, duke bërë të mundur që në parlament të ketë deri në 130 deputetë, nëse merren në konsideratë dhe 12 depuetët e Alternativës për Gjermaninë së bashku me parti të tjera të vogla.

Por çdo gjë mbetet ende në diskutim sepse nuk dihet ende se çfarë do të bëjnë partitë apo lëvizjet e tjera si lëvizja me pesë yje dhe Macron. Sipas po të njëjtit sondazh, Partia Popullore Europiane duhet të marrë 183 vende, duke humbur 34 deputetë nga 217 që ka aktualisht.

Grupi i socialistëve dhe demokratëve duhet të konfirmohet si forcë e dytë me 135 vende, me një humbje prej 51 deputetësh në krahasim 186 që ka momentalisht. Aleanca e Aliberalëve dhe Demokratëve duhet të konfirmohet si forcë e tretë me 75 vende. Por në këto sondazhe nuk janë përfshirë të zgjedhurit e listës së partisë së Emmanuel Macron në Francë me partinë e tij En Marsh.

Dy grupet kryesore të Parlamentit Europian, Partia Popullore Europiane dhe Socialdemokratët për herë të parë zbresin nën 50 për qind. Ndërsa në 2014-ën kishin 55 për qind të vendeve në Parlamentin Europian.

Këto rezultate bazohen në sondazhe kombëtare ekzistuese dhe që konsiderohen të besueshme, si dhe në numrin e vendeve në parlamentin europian pas Brexit, që do të kalojnë nga 751 aktualisht në 705 si pasojë e daljes së Mbretërisë së Bashkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!