“Çfarë thonë njerëzit?” Lydia e vogël dhe momenti kur piloti tha: Kam makthe, më sillni të firmos

schedule22:48 - 20 Qershor, 2021

schedule 22:48 - 20 Qershor, 2021

Çfarë thonë ata për mua?” pyet policët Babis Anagnostopulos, i cili vrau Carolinen 20-vjeçare në Glyka Nera, ndërsa dërgonte mesazhe pendimi përmes avokatit të tij për ngjarjen që prej më shumë se një muaji është kthyer në kryefjalë.

Lexo edhe: Përse e përqafoi vjehrrën? Pendohet piloti që mbyti gruan: Carolinen do ta dua gjithmonë

Mediat greke shkruajnë se ai është i njëjti njeri i cili, kur dyshimet filluan të ngriheshin kundër tij, tha në mënyrë agresive, “Njerëzit thonë gjërat e tyre. Unë kam për të rritur një fëmijë. Çfarë mund të bëj, të filloj procese gjyqësore?”.

Lexo edhe: Rrëfimi tronditës: Si e gjeta Carolinën dhe foshnjën pranë

Sidoqoftë, ai u interesua edhe për shëndetin e fëmijës së tij, ndërsa heshti kur pyetet se çfarë do të ndodhë kur Lydia e vogël do të zbulojë se çfarë ka ndodhur. “Nuk kam asgjë për të thënë“, tha ai i shkatërruar. “Kam pasur makthe dhe jam penduar gjatë gjithë kësaj kohe” shtoi ai.

Lexo edhe: Misteri i fotos, lëvizja e fundit e Caroline pak minuta përpara se burri ta mbyste

Dyfytyrësia e tij vazhdon. Në fillim ai krijoi idenë e dhembshurisë, kur po luante teatër dhe po fliste për grabitje pas vrasjes, me agresorët të pamëshirshëm, të cilët tha se ishin edhe të huaj, madje duke akuzuar se njëri ishte shqiptar.

Lexo edhe: U ndihmua 33-vjeçari nga një person tjetër për të mbuluar krimin? Çfarë thotë policia greke

Dhe tani, ai kërkon që fëmija i tij të rritet me të dy familjet dhe se do të dëshironte që të kthehej në kohë. “Nëse ai po thotë të vërtetën apo po ndërton një linjë mbrojtëse me ndihmën e avokatit të tij në funksion shpëtimit nga dënimi përjetë kjo mbetet për t’u parë nga vendimi final i gjykatës” shkruan “In.gr”.

Lexo edhe: “Kishin një lidhje të çuditshme”, e takoi pak para vrasjes, zbardhet dëshmia e shoqes së 20 vjeçares

Ndërkohë që “ERT” ka zbuluar pjesë nga dosja si “u thye” piloti dhe rrëfeu pas rreth 8 orësh në pyetje të vërtetën. “Duke kuptuar se gjithçka kishte mbaruar, ai u tha oficerëve “më sillni të nënshkruaj dëshminë time”, të cilin e firmosi saktësisht në 21:05” mbyllet artikulli, bazuar te raporti i autoriteteve greke. d.b/ Abcnews.al