Çfarë thonë letrat Tarot për numrat e tersit? Shpjegimet që lidhen me jetën e përditshme

schedule10:55 - 16 Maj, 2022

schedule 10:55 - 16 Maj, 2022

Aurora Shele Deangelis është një hipnoterapiste dhe lexuese e letrave Tarot. Ajo është shumë e kërkuar nga të gjithë ata që besojnë në leximin e letrave.

Mirëpo, sot në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Aurora foli për numrat, tersin dhe fati, që kanë ata, sipas letrave Tarot.

LEXO EDHE: A ekzistojnë numrat e tersit? Teologu, Miron Cako tregon lidhjen me mistiken

Sipas saj, numri 13 në Tarot është numri i vdekjes dhe do të thotë transformim.

“Numri 13 në Tarot është numri i vdekjes dhe do të thotë transformim. Nuk është një gjë negative, sepse transformohet jeta. Megjithatë njerëzit nuk e kanë me shumë qejf, megjithatë transformimet janë të paevitueshme.

Numri negative janë 15 dhe 16, djalli dhe kulla. Kjo e fundit do të thotë diçka e papritur, vjen si rrufe në qiell të hapur.

Për mua personalisht e premtja 13 është një nga numrat më me fat. Nuk është se numër në vetvete për mua sjell fat, por të gjithë ne e kemi një numër që na sjell fat, për shembull, më së shumti dita e lindjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!