Çfarë tha Arbër Papleka kur u dorëzua? Basha tregon versionin tjetër: Merreni armën, se di nëse kam vrarë

schedule21:34 - 22 Prill, 2021

schedule 21:34 - 22 Prill, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë versionin e dëshmisë së Arbër Paplekës pasi u dorëzua në polici. Basha tha në emisionin “Open” se ia kanë thënë këtë version miqtë ndërkombëtarë.

“Do ta them tani versionin, ma kanë thënë burime nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Abrër Papleka ka qenë një nga njerëzit më të stërvitur të RENEA-s. Ai ka stërvitur edhe ekipin në Afganistan. Është vetëdorëzuar, është i vetmi që është vetëdorëzuar. Ka shkuar atje dhe ka thënë: urdhëroni pistoletën time, urdhëroni, merreni bëni provën balistike, nuk e di nëse kam vrarë por kam qëlluar për vetëmbrojtje,” deklaroi Basha.

Lexo edhe: Vrasja e Xhuvanit, Basha: Nëse policia do kishte vepruar s’do të kishim viktimë

Kryedemokrati mohoi që të ketë persona të armatosur në PD. Sipas Bashës PD ka ngritur një strukturë për të mbrojtur votën.  “Nuk ka njerëz të armatosur në PD. Janë ish policë sepse mbajnë kontakte me kolegët e tyre të policisë,” tha Basha, ndërsa shtoi se nuk ka përgjegjësi politike për vrasjen në Elbasan. Sipas kryedemokratit përgjegjësi për atë që ndodhi ka vetëm Edi Rama. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!