Ja çfarë tha Carlo Ancelotti për mungesën e lojtarëve spanjollë në ndeshjen ndaj Villarrealit.
“Ishte një rastësi që hera e fundit që nuk kishte lojtarë spanjollë, ishte një aksident. Real Madridi është një ekip i gjithanshëm, ne mund të kemi lojtarë nga e gjithë bota”, tha Carlo Ancelotti.
Në ndeshjen kundër Villarrealit, për herë të parë në historinë e tij, Reali luajti pa spanjollët, një dëmtim i lehtë i Dani Carvajal luajti një rol vendimtar në këtë.
Tre francezë, dy brazilianë, dy gjermanë, një uruguaian, një austriak, një kroat dhe një belg e nisën ndeshjen e së shtunës ndaj Villareal. Marco Asensio dhe Lucas Vazquez ishin dy spanjollët e vetëm që dolën nga stoli. /G.D abcnews.al/