“Çfarë të shkruaj në letër”, turku i Leicester bën postimin epik për Under

schedule13:33 - 20 Shtator, 2020

schedule 13:33 - 20 Shtator, 2020

“Ndihem shumë mirë, pasi shoku im më i mirë, Çaglar Soyuncu luan për Liecester. Jam shumë i lumtur që do të luaj me të. Unë gjithmonë i shikoja ndeshjet e Leicester, për shkak të tij”, tha Cengiz Under, ndërkohë që miku i tij e ngacmon me një postim në “Twitter”.

Qendërmbrojtësi turk, me humor shkruan: “Do të pres në aeroport. Çfarë duhet të shkruaj në letër që të më njohësh mua?”. Sigurisht një shaka, që ka marrë reagime të shumta në “Twitter”.

Under ka kaluar te Leicester nga Roma, me formulën e huazimit me detyrim blerje. Anglezët do të duhet të paguajnë rreth 25 milion euro verën e ardhshme, për të kompletuar transferimin përfundimuar të mesfushorit të avancuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!