Çfarë simbolizon Notre Dame për Parisin?

schedule14:10 - 16 Prill, 2019

schedule 14:10 - 16 Prill, 2019

Katedralja Notre Dame, është më shumë se sa një objekt kulti. Për Francën dhe francezët, ajo është një simbol identifikimi, historie dhe trashëgimie kulturore.

Asnjë objekt tjetër nuk përfaqëson Francën si katedralja  Notre Dame. Katedralja eshte një simbol i katolicizmit dhe identitetit francez për më shumë se 850 vjet. Punimet për të nisën në vitin 1163 nga Papa Aleksandri III dhe katedralja u përfundua pas 182 vitesh,  në shekullin e 13-të.

Emrin e saj e mban edhe një nga kryeveprat letrare botërore, romani, “katedralja e parisit” i Viktor Hygo.

Herën e fundit që katedralja pësoi një dëmtim të konsiderueshëm ishte gjatë Revolucionit Francez, ne shekullin e 19 kur statujat e shenjtorëve u dhunuan nga njerëzit që protestonin kundër kishës. Por objekti i kultit mbijetoi dhe i shpëtoi thuajse i paprekur, edhe kryengritjes së vitit 1871, si dhe dy luftërave botërore.

Notre Dame është një nga atraksionet më të mëdha turistike ne bote. E vendosur në  “Ille de la sité”, një ishull i vogël në mes të Parisit, Katedralja vizitohet nga rreth 13 milion vizitorë në vit.

Por katedralja nuk është thjesht atraksioni turistik më popullor në Evropën Perëndimore. 8 shekuj nga përfundimi i saj, ajo është edhe një vend adhurimi, pasi çdo vit atje mbahen rreth 2 mijë shërbesa fetare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!