Çfarë shkruhej në shënimin që qarkulloi në parlamentin britanik ditën kur Mbretëresha vdiq

schedule15:52 - 23 Shtator, 2022

schedule 15:52 - 23 Shtator, 2022

Nënkryetarja e Partisë Laburiste, Angela Rayner, ka zbuluar se çfarë shkruhej në memorandumin e shpërndarë mes deputetëve britanikë gjatë mbledhjes së Dhomës së Komunave në ditën kur vdiq Mbretëresha Elizabeth.

Keir Starmer po fliste për krizën e energjisë dhe koston e jetesës kur Nadeem Zahawi, nënsekretari për marrëdhëniet e pallatit, i pëshpëriti në vesh kryeministres përpara se t’i jepte asaj një shënim të palosur më 8 shtator. Kështu, shënimi arriti në duart e Rayner, ndërsa kreu i Partisë së Punës, Keir Starmer, po fliste në foltore.

Rainer zbuloi dilemën me të cilën u përball teksa mendonte se si të ndërpriste liderin e Partisë Laburiste ndërkohë që gjithçka ishte duke u filmuar. Madje, në video shihet se ajo është e shqetësuar teksa lexon shënimin dhe konsultohet me kolegët se çfarë duhet të bëjë.

Siç tha ajo në podkastin e ‘News Agents’ me Emily Maitlis dhe Jon Sopel të mërkurën, në shënim shkruhej: “Mbretëresha nuk është mirë dhe Kiir duhet të largohet nga dhoma sa më shpejt të jetë e mundur për t’u informuar”. Në orën 12:20. (koha lokale), Pallati Buckingham njoftoi se Mbretëresha nuk ishte mirë dhe mjekët ishin të shqetësuar për shëndetin e saj.

Anëtarët më të vjetër të familjes mbretërore nxituan të udhëtonin në Kështjellën Balmoral në Skoci për të qenë me të. Në orën 18:30. (koha lokale) atë ditë, Pallati njoftoi se Mbretëresha Elizabeth vdiq në moshën 96-vjeçare.

Rainer i tha podcast-it: “Unë lexova midis rreshtave se mbretëresha nuk është mirë sepse nuk është se merrni një memorandum nëse ajo ka pak kollë ose ftohje. Po përpiqesha t’i dërgoja mesazhin Starmer pa krijuar drama, por duke mos ditur saktësisht se çfarë po ndodhte… duhej ta nxirrja nga dhoma”.

E mbajta shënimin dhe po përpiqesha se si t’i tregoja Keirit pa e ndërprerë në atë që po përpiqej të thoshte sepse nëse dikush përpiqet t’ju japë informacion kur jeni në mes të një fjalimi është një shpërqendrim, kështu që prita për momentin kur duhet t’ja thoja.“, shtoi ajo.

Më pas, shikoi në të djathtë dhe tërhoqi vëmendjen e Kryetarit të Dhomës së Komunave, Sir Lindsay Hoyle, i cili sinjalizoi se duhet të informonte Starmer. “Më sinjalizon se kjo është diçka vërtet e jashtëzakonshme. Kështu që e dija se ishte një moment vërtet i rëndësishëm” theksoi ajo, duke vënë në dukje se ishte e shqetësuar se mund të bëhej një njoftim papritmas për vdekjen e Mbretëreshës pa u informuar lideri i partisë së saj./abcnews.al