Çfarë pritet të ndodhë në PD pas largimit të Bashës? Përgjigjet Zheji

schedule21:39 - 22 Mars, 2022

schedule 21:39 - 22 Mars, 2022

Analisti Artur Zheji i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo deklaroi se situata në PD mbetet ende e përçarë edhe pas largimit të Lulzim Bashës, pasi në lojë qëndron ende Sali Berisha.

Sipas tij në 6 mars u tregua se Berisha mori më shumë vota se Basha por jo se Rama, duke theksuar se dy janë mundësitë që pritet të ndodhin tani nëse ish-kryeministri nuk tërhiqet nga gara për kreun e PD.

Sipas Zhejit PD do të shkojë drejt ndarjes përfundimtare, ose në rast se do të ketë një bashkim nën tutelën e Berishës atëherë do të ketë luftë të vazhdueshme.

Nëse nga PD dha dorëheqjen Basha pas humbjes së 6 marsit, po në grupin e foltores kush do ta japë dorëheqjen? Ne të gjithë e dimë se zgjedhjet e 6 marsit ishin test për të parë kush ëhstë Basha apo Berisha, sigurisht fitoi Berisha. Keti Bazhdari në 2019-n mori 29 mijë vota, ndërsa zoti Spahia mori 21 mijë vota. Ne kemi të dhënat që Berisha është mazhorancë në zgjedhjet e 6 marsit, por nuk dimë komponentët ne nuk dimë sa mori foltorja, LSI apo aleatët. Askush nga ata që kanë firmosur këtë rezolutë nuk do të donin të ishin nën sharmin e Berishës, pasi ai do t’i eliminonte. Thelbi është ky se nëse do të shkohet drejt gllabërimit të mazhorancës, do kemi ose një ndarje të opozitës ose do kemi luftë të vazhdueshme duke bërë realitet ëndrrën e Ramës deri në 2030-n. Në zgjedhjet e 6 marsit demokratët ishin tifozë me demokratët, ishin tifozë për të mundur Ramën. Basha dha dorëheqjen se humbi kundër Ramës dhe se Berisha pati më shumë vota, dhe ju kërkua dorëheqja për këtë nga grupi parlamentar. Nuk ka luftë më të tmerrshme se lufta brenda llojit. Të gëzohesh se munde Bashën dhe mos thuash gjë për humbjen përballë Ramës”, tha Zheji.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!