Çfarë po paralajmëron? Kadilli: Mund të ketë zgjedhje të parakohshme në PD

schedule23:10 - 14 Qershor, 2021

schedule 23:10 - 14 Qershor, 2021

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli deklaroi se në PD mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Pavarësisht kohës së shkurtër për fushatë, Kadilli e konsideroi të fituar garën pasi betejat për të nuk janë vetëm numerike. Ai te “MCN” po ashtu ritheksoi akuzat për garë të pabarabartë pasi kreu i PD, Lulzim Basha siç u shpreh ai ka pasur në dispozicion të tij grupin parlamentar, kryetarët e degëve dhe median.

Dje ishte akti final i një gare të pabarabartë, nisje e pabarabartë dhe dje ishte mbyllje. Demokratët kishin mundësinë dje të zgjidhnin dhe alternativat i patën dhe besoj vepruan me njësi personale dhe u tërhoqën drejt inercisë. Kryetari është në zyrë dhe që nga ky moment ka pabarazi sepse raportet do ishin ndryshe. Duke mos dhënë dorëheqjen ai e bën të pabarabartë garën. Ka një grup parlamentar që janë deputetë dhe i ka vënë në listë.

Ka 70 kryetarë degësh që po ashtu i ka emëruar ai. Të gjithë kanë qenë në dispozicion të tij. Unë këtë më tepër se garë këtë e kam parë si sfidë sepse garat gjithmonë kanë gjëra të pabarabarta. Vetëm në kushte ideale ka garë të barabartë. E kam parë këtë garë sfidë për demokratët të cilët të merrnin një vendim.

Nëse unë do të krijoja frymë nuk ka pabarazi që do ta dominonte. Mund të ketë zgjedhje të parakohshme në PD, çdo gjë mund të ndodhë në PD. Kjo më shumë se garë qe një sfidë dhe unë kam qenë i fituar sepse di ta lexoj votën. Numerikisht sfida është e humbur, por betejat nuk janë vetëm numra”, tha Kadilli./ Abcnews.al