Situata te Juventusi nuk duket aspak e mirë. Edhe pse brenda fushës së lojës rezultatet pozitive nuk kanë munguar, janë problemet jashtë fushave që shqetësojnë në kampin bardhezi, sidomos “krisja” e Cristiano Ronaldos me trajnerin Sarri.
Tekniku italian e pati zëvendësuar disa herë yllin portugez, por në takimin kundër Milanit, shpërtheu gjithçka. Ronaldo nuk e priti mirë atë zëvendësim në minutën e 52-të dhe iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes. CR7 nuk luajti as në takimin ndaj Atalantës, për shkak se u rikthye vonë nga ndeshjet me kombëtaren.
Megjithatë, kjo nuk duket të jetë arsyeja, pasi Ronaldo ka vazhduar stërvitjen në normalitet. Madje, sot ka pasur dhe një debat me Mauricio Sarrin. Pas disa shkëmbimeve fjalësh, ylli portugez i ka kthyer shpinën trajnerit italian, gjatë kohës që ku i fundit po fliste ende./abcnews.al