Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? Linda Karadaku raporton në një nga zonat më të tensionuara: Ka frikë dhe pasiguri

schedule17:39 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 17:39 - 12 Dhjetor, 2022

Gazetarja e Abc, Linda, Karadaku ka udhëtuar ditën e hënë në veri të Kosovës, për të raportuar nga afër se çfarë po ndodh atje, duke parë situatën e tensionuar dhe vendosjen e barrikadavbe në rrugë.

Karadaku dhe grupi i xhirimit të Abc janë ndalur në fshatin Rudar të Komunës së Zveçanit, ku siç shihet edhe një video atje ka një barrikadë të tonazhit të rëndë.

Në raportimin Live për Abc, Karadaku bën me dije se për të mbërritur deri në Rudar grupit të xhirimit iu desh të përdorte rrugët alternative, pasi është thuajse e pamundur të kalosh në zonat ku jetojnë popullsia serbe.

Siç shihet edhe në video, rruga është totalisht e boshatisur dhe nuk ka lëvizje të qytetarëve në atë zonë.

Në mes të rrugës janë vendosur mjete të tonazhit të rëndë nga ana e serbëve të cilët nuk lejojnë asnjë mjet të kalojë.

Karadaku në raportim thekson gjithashtu se gjatë bisedës që ka patur me analistë në Kosovë, ka mësuar se e gjithë ky tension po bëhet nga ana e serbëve për të përfituar sa më shumë në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!