Çfarë po ndodh me zgjedhjet në Kosovë? Dramë në Prizren, befasi e madhe në Vushtrri

schedule21:26 - 17 Tetor, 2021

schedule 21:26 - 17 Tetor, 2021

Vijon procesi i numërimit të votave në Prizren dhe rezultati është mjaft i ngushë mes kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atij të PDK-së. Pas numërimit të 35% të votave, Mytaher Haskuka kryeson me 37.48%, ndërsa Shaqir Totaj nga PDK me 31.99%.

Ndërkohë që në Vushtrri janë numëruar 63.9% e votave. Ferit Idrizi i PDK-së është duke fituar aktualisht ndaj Xhafer Tahirit. Arsim Rexhepi i Vetëvendosjes është i treti.

Abcnews.al do të raportojë LIVE rezultatin e numërimit për secilën kuti votimi në komunat e Kosovës. Faleminderit që qendroni me ne!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!