Çfarë po ndodh me Paqueta, nuk pranon të firmosë as për Fiorentinën

schedule21:59 - 1 Qershor, 2020

schedule 21:59 - 1 Qershor, 2020

Kur Lucas Paqueta iu bashkua Milanit për 38 milion euro nga Flamengo, shpresat ishin të mëdha për të. Fantazisti brazilian shihej si pasuesi i Ricardo Kaka, por nuk ka treguar për asnjë moment se e meriton një krahasim të tillë.

38 milion eurot e shpenzuara të Milanit tani duken si një investim i gabuar dhe kuqezinjtë duan ta lënë të lirë brazilianin. Fiorentina ishte një nga skuadrat e interesuara për firmën e Paquetas, por ky i fundit ka refuzuar.

Siç raporton TuttoMercato, 22 vjeçari po pret një kontratë nga një klub më i madh se “Viola”. Vetë drejtuesit e Milanit, do të pranonin një ofertë nga 25 milion, deri në 30, duke pranuar dhe humbjen financiare./abcnews.al