Dhe pse skenari i bërë i qartë nga politika italiane shpërbëhet në prizmin e konsultimeve me kreun e shtetit Serxho Matarela, nuk shihet ende qartë se si do të krijohet një mazhorancë e përgjysmuar, dhe as emri i një kryeministri të ri që do të mund të qeverisë vendin në një moment dramatik dhe problematik.
Tashmë pritet një përfundim nga konsultimet e fundit të së premtes me forcën më të madhe politike në kornizën kushtetuese, lëvizja me pesë yje, dhe më pas ajo që do të thuhet nga partitë e së djathtës Lega, Forca Italia, Frateli D’Italia që synojnë të groposin arkitekturën e vjetër dhe të vazhdojnë me zgjedhjet e jashtëzakonshme në një moment jo shumë të përshtatshëm
Në ditën e dytë të konsultimeve pritja më e madhe ishte ajo për qëndrimin e Italia Viva: pas refuzimit të Rencit për emrin e Kontes, të paktën deri në momentin e sqarimit mes forcave të mazhorancës, presidenti duhet të kuptojë se si Lëvizja me pesë yje vendosen me këmbëngulje para Mateo Rencit. Cilët janë në thelb kufijtë e marrëveshjes dhe nëse hapja drejt partisë së re të Renzit do të shkaktonte një kosto politike për të paguar.
Mund të ketë vërtet një marrëveshje që do i dorëzonte kryetarit të dhomës së deputetëve një post eksplorues? Një post i til;;ë mund të kërkonte një konvergjencë të re mes aktorëve më të largët të mazhorancës së vjetër pra mes Rencit dhe Lëvizjes me pesë yje. Ndoshta strategjia më e komplikuar është ajo që do dhe më shumë kohë, kohë që Italia nuk e ka dhe që italianët nuk e kanë pasi duhet të nxitojnë të zgjidhin problemet e shkaktuara nga pandemia
E sigurtë është se për momentin grupi i “të përgjegjshmëve” europianë nuk kanë numrat për të zëvendësuar postet e lëna bosh nga rencianët.
Në momentin që nuk do të ketë ristrukturim të mazhorancës së vjetër apo krijim të një aseti të ri duke filluar nga skema e vjetër, do të mbetej vetëm krijimi i një qeverie të përkohshme që do të conte vendin drejt zgjedhjeve. Procesi elektoral që pjesa më e madhe e italianëve nuk e do dhe që nuk do të mund të garantojë një qeverisje të mirë të vendit për muajt e ardhshëm./abcnews.al