E veçanta e kësaj të shtune në Dance Reality Show“T’ka mami yll”, ka qenë një lojë me zarfa, ku në fund të çdo performance fëmijët zgjidhnin secili nga një. Më pas, e hapnin zarfin dhe kishte një sfidë për mamatë përkatëse.
Duket se sfida që shkaktoi më shumë zhurmë ishte ajo e Mikeles, pasi ky i fundit i duhet të ndërronte skuadrën blu me një nga konkurentët e skuadrës së kuqe. Ai zgjodhi pikërisht Kristinës, por mami i saj nuk e priti shumë mirë këtë lëvizje. Mes saj dhe nënës së Mikeles, u krijua një debat. Teksa mami i Kristinës u shpreh se nuk priste këtë gjë nga Mikele, sepse janë të dy nga Vlora.
Ajo mori vajzën dhe u largua menjëherë nga skena, pasi e mori këtë si një sulm që po ja bëjnë që nga momenti i parë kur ka ardhur në “T’ka mami yll”.
Më poshtë ndiqni momentin kur mami i Kristinës lë skenën: