Autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan është vetëdorëzuar në polici. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për Arbër Papleka, ish-efektiv i RENEA-s. Mësohet se Pepkola ka dy vite që është larguar nga policia.
Ndërkohë në komisariatin e policisë kanë shkuar edhe makina të shumta të Partisë Demokratike në këtë qark, që mendohet se edhe kanë dorëzuar autorin.
Nga ana tjetër drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi dhe kandidati për deputet Luçiano Boçi, pak pas krimit janë parë në vendin e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake thuhet se Pepleka ka qenë shoqërues i Gazment Bardhit.
Kujtojmë se Pjerin Xhuvani së fundmi ishte angazhuar me Partinë Socialiste në qytetin e Elbasanit./abcnews.al/