Çfarë ndodhi me vjeshtën “e nxehtë”? Meta: Ju nuk doni t’i shikoni protestat

schedule14:02 - 28 Shtator, 2022

schedule 14:02 - 28 Shtator, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kishte premtuar gjatë verës se vjeshta do të ishte “e nxehtë” nga protestat, ndërsa deri tani është organizuar vetëm një protestë tek inceneratori i Tiranës.

Teksa diçka e tillë iu vu në dukje nga gazetarët gjatë një koneference, Meta përmendi protestat e nxënësve dhe prindërve, duke thënë se nuk janë për t’u nënvlerësuar.

“Unë besoj se ju nuk doni të shikoni protestat. Protestat që keni parë të fëmijëve dhe prindërve. Të gjimnazistëve, prindërve dhe gjithçka tjetër. Mos i nënvlerësoni këto protesta sepse burojnë nga shpirti i qytetarëve të provokuar nga një qeveri që nuk ka asnjë lidhje me ligjin. Do të vazhdohet në rrugën e protestave sepse protestat i prodhon vetë kjo qeveri”, tha Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!