Çfarë ndodhi brenda mureve të familjes Çekiçi, përdori dru dhe kosore për të vrarë të ëmën

schedule23:19 - 6 Gusht, 2020

schedule 23:19 - 6 Gusht, 2020

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme fshatin Buçimas në Pogradec, ku 44-vjeçari Olsi Çekiçi i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë nënën e tij.

“ABC News” ka sjellë detaje të reja në lidhje me ngjarjen makabre. Mësohet se fillimisht Olsi Çekiçi e ka goditur të ëmën me dru në kokë.

Lexo edhe: Ngjarja makabre në Pogradec, 44-vjeçari masakroi me thikë nënën e tij

Ndërkohë dyshimet paraprake të policisë bëjnë me dije se ai ka përdorur një mjet të quajtur (kosore) për t’i prerë asaj më pas kokën. Edhe vetë autori ka pësuar dëmtime në trup.

Ngjarja ka tronditur zonën ndërsa fqinjët janë shprehur të frikësuar për “ABC News” ndërsa kanë treguar se Olsi Çekiçi është ishte njeri problematik.

Po ashtu ai është shprehur se nuk është penduar dhe se kjo një ditë do të ndodhte.

Lexo edhe: “Nuk pendohem, do ndodhte 1 ditë”, ky është 44-vjeçari që masakroi nënën në Pogradec