Çfarë ndodh nëse Shqipëria nuk i paguan 110 milionë eurot? Përgjigjet Fracesco Becchetti

schedule20:35 - 22 Prill, 2021

schedule 20:35 - 22 Prill, 2021

Biznesmeni italian, Fracesco Becchetti ka zbuluar se çfarë do të ndodh nëse Shqipëria nuk do t’i paguajë atij 110 milionë euro dëmshpërblim pas humbjes së gjyqit në arbitrazh.

Në një intervistë për Syri Tv, Becchetti u shpreh se nëse Shqipëria nuk i paguan atij borxhin atëherë vendi ynë nuk do të mund të marrë dot më hua nga Banka Botërore.

Në bazë të nenit 53 dhe 54 të Konventës ICSID qeveria shqiptare duhet t’i bindet vendimit që është përfundimtar, i detyrueshëm dhe qq duhet të zbatohet si një vendim i formës së prerë nga gjykatat shqiptare. Para vendimit të Komitetit të anulimit qeveria shqiptare ka konfirmuar shprehimisht angazhimin për të paguar nëse Komiteti i anullimit do të kishte refuzuar kërkesën. Konfirmimi u shkruajt nga avokatët amerikanë të Shqipërisë  dhe u nënshkrua si marrëveshje zyrtare nga ana e Avokaturës së Shtetit. Pra, jemi akoma këtu shkelja e së drejtës ndërkombëtare vazhdon akoma nga qeveria Rama, por duhet të kenë kujdes sepse mospagimi i një vendimi ICDSID lidhur me shpronësimin në bazë të Manuali i Operimit do të përcaktonte pamundësinë për Bankën Botërore të rinovimit të huasë për Shqipërinë,” tha Becchetti

Unë kam fituar arbitrazhin dhe kam të drejtë të dëmshpërblehem. Dëmet u shkaktuan nga kryeministri Edi Rama dhe nga qeveria e tij që shkelën detyrimet e një trakti ndërkombëtar dhe të drejtat e investitorëve nëpërmjet një sjellje arbitrare që rezultoi madje deri në shpërblim. Më pas qeveria shqiptare i tha sistemit ndërkombëtar që do të paguante që do të rregullonte gabimet e saj prandaj duhet të mbajë fjalën. Shikoni, që në fillimet e viteve 90 si një ndër të parë investitorë për të nisur investimet në Shqipëri në atë vendim qe shumë e rëndësishme fakti që Shqipëria bënte hapa përpara që i mbahej angazhimeve dhe që mbi të gjitha ishte e drejtë ndaj investitorëve të huaj sepse kjo është mënyra më e mirë për të tërhequr investime dhe për të gjeneruar rritje dhe punësim. Mendoj që Shqipëria pikërisht nga kjo pikë duhet të rifillojë. Në të vërtetë kryeministri Edi Rama i ndërmori këto veprime për të hequr lirinë e shtypit. Por Shqipëria duhet të kthehet të aderojë në shtetin e së drejtës,” deklaroi biznesmeni ndër të tjera. g.v/abcnews.al