Çfarë ndodh në trurin kur jemi të dashuruar? Ka një shpjegim shkencor për thënien “dashuria është e verbër”

schedule22:53 - 7 Shtator, 2022

schedule 22:53 - 7 Shtator, 2022

Të biesh në dashuri është një gjendje e veçantë dhe jo më kot thuhet se jemi “në qiellin e shtatë”. Nuk mund të flemë nga lumturia, ndjejmë flutura në stomak, jemi gjithmonë të buzëqeshur dhe ndihemi energjikë. Shumë shkencëtarë ishin të interesuar se çfarë ndodh në trurin tonë kur jemi të dashuruar.

Antropologia Helen Fisher dhe neurologia Lucy Brown studiuan dhe analizuan rezultatet e skanimeve të trurit të qindra njerëzve që ishin në faza të ndryshme të marrëdhënieve të dashurisë. Ata vunë re se njerëzit në marrëdhënie të gjata dhe të lumtura kishin aktivitet të theksuar në tre zona të trurit:

– tek pjesa që ishte përgjegjëse për ndjeshmërinë
– tek fusha që lidhet me kontrollin e emocioneve dhe stresit
– tek zona e lidhur me iluzionet pozitive për njerëzit

Në momentet e dashurisë, truri aktivizon pjesën përgjegjëse për zhvillimin e imazheve/iluzioneve pozitive, në mënyrë që të zgjasë lumturinë tonë. Kjo do të thotë se ai bëhet “i verbër” ndaj të metave dhe gjykimeve negative. Ai fokusohet vetëm në gjëra të mira dhe pozitive, duke na penguar kështu të bëjmë një gjykim më realist për personin që duam. Këtu ka kuptim shprehja “dashuria është e verbër”.

Kjo mund të ketë efekte të mira dhe të këqija: duke idealizuar një partner, ne nuk jemi në gjendje të shohim pamjen reale dhe nëse ai person i veçantë është i mirë për ne. Nga ana tjetër, na detyron ta duam partnerin tonë pavarësisht nga cilësitë e këqija dhe të metat, dhe për këtë arsye të jesh më tolerant për të bërë kompromis. /abcnews.al