Çfarë ndodh me trupin tuaj kur shikoni një film horror?

schedule10:58 - 12 Nëntor, 2019

schedule 10:58 - 12 Nëntor, 2019

Kur shikoni një film horror, ndiheni i çuditshëm  apo jo? Nuk është si të shohësh një komedi apo dramë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ka disa reagime shumë të cuditshme  që trupi juaj ka ndaj asaj që shihet  në ekran para jush. Disa njerëz madje duket se i duan filmat horror për një arsye të çuditshme biologjike.

Sipas një studimi të vitit 2012 nga Universiteti i Westminster ju  mund të digjni disa kalori ndërsa shikoni filma të frikshëm.

Ata matën rrahjet e zemrës për vëzhguar  se sa energji po harxhonin njerëzit duke  parë filma të ndryshëm horror.

Mesatarisht, ata dogjën rreth 113 kalori, që nuk tingëllon shumë. Nuk është një ton, por është ekuivalenti i asaj që do të digjej gjatë një shëtitje 30-minutëshe.

Psikologët nga Universiteti Concordia vëzhguan  vetëm atë që ndodh në tru ndërsa jemi duke parë një film horror.

Frika dhe kënaqësia zakonisht nuk shkojnë së bashku nëse nuk jeni një lloj sociopati. Ne nuk jemi këtu për të gjykuar, por  profesori i Universitetit Vanderbilt, Dr David Zald ka zbuluar që njerëzit që pëlqejnë filma të frikshëm dhe gjëra të tjera që shkaktojnë frikë, si shtëpitë e përhumbura janë pak më ndryshe se pjesa tjetër.

Të kalosh një situatë që të frikëson pamasë, të jep një forcë të madhe besimi në fund dhe kjo  të bën të ndihesh mirë.

Sociologu Margee Kerr shpjegon pse na pëlqen të jemi të frikësuar dhe tha  për The Hairpin se ka të bëjë me konvergjencën e reaksioneve biologjike që filmat e frikshëm të japin , shoqëruar me faktin që ne po i shohim këto filma në ambjent të vërtetë, ku nuk ka ndonjë rrezik për të cilin mund të frikësohemi./ abcnews.al