Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini çaj të zi çdo ditë

schedule11:58 - 7 Mars, 2021

schedule 11:58 - 7 Mars, 2021

Konsumimi i çajit të zi ofron një sërë përfitimesh shëndetësore. Disa njerëz e përdorin si një alternativë ndaj kafesë për shkak të përmbajtjes së krahasueshme me kafeinë. Por duhet të tregoni kujdes pasi ka disa rreziqe nëse e teproni me sasinë.

Mund të zvogëlojë presionin e gjakut.

What Happens to Your Body If You Drink Black Tea Every Day

Rreth 26 përqind e popullsisë së botës vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, që mund të shkaktojë probleme serioze. Edhe pse efekti mund të jetë i vogël, studimet kanë treguar se pirja e çajit të zi rregullisht mund të ndihmojë në këtë problematikë.

Çaji i zi mund të ndihmojë me kolesterolin.

What Happens to Your Body If You Drink Black Tea Every Day

Një në çdo 3 të rritur ka kolesterol të lartë. Studiuesit kanë zbuluar se përfshirja e çajit të zi në dietën tuaj mund të ulë nivelet e kolesterolit me një sasi të konsiderueshme.

Mund të luftojë kavitetet.

What Happens to Your Body If You Drink Black Tea Every Day

Çaji mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin e përgjithshëm oral. Por në veçanti, çaji i zi përmban përbërje që shkatërrojnë bakteret përgjegjëse për shkaktimin e kaviteteve.

Mund të parandalojë diabetin.

What Happens to Your Body If You Drink Black Tea Every Day

Rreth 422 milion njerëz vuajnë nga diabeti. Lloji 2 përbën rreth 90-95% të të gjitha rasteve të diagnostikuara, megjithatë është zbuluar se konsumi i çajit të zi mund të zvogëlojë sasinë e sheqerit në gjak, dhe si pasojë të ulë shanset për të shfaqur këtë sëmundje. Por kini kujdes, pasi ky çaj mund të ketë dhe efekte anësore.

Mund t’ju shkaktojë dhimbje koke.

What Happens to Your Body If You Drink Black Tea Every Day

Pirja e sasive të mëdha të çajit të zi çdo ditë mund të ketë dhe efekte anësore siç mund të jenë dhimbjet e kokës, migrenës dhe nervozizmit, që shkaktohen nga përmbajtje e lartë e kafeinës.

Mund të shkaktojë ankth dhe vështirësi për të fjetur.

What Happens to Your Body If You Drink Black Tea Every Day

Konsumimi i tepërt i kafeinës nga çaji i zi mund të kontribuojë në rritjen e niveleve të ankthit dhe stresit. Gjithashtu mund të prishë cilësinë e gjumit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!