Çfarë ndodh me trupin tonë kur bërtasim?

schedule18:50 - 6 Prill, 2022

schedule 18:50 - 6 Prill, 2022

Ne bërtasim se jemi të bindur se kemi të drejtë por nuk jemi të sigurt se sa do të dëgjohemi. Ndërsa zemërimi është një gjendje e nevojshme mendore për mbijetesën tonë, shpesh del jashtë kontrollit kur nivelet e stresit rriten. Si ndikojnë të bërtiturat në trup?

Rriten rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut

u mund të keni vënë re se sa herë që ngrini zërin dhe keni një debat të ashpër, rrahjet e zemrës suaj rriten. Kjo do të thotë se presioni i gjakut rritet dhe për këtë arsye, ju dukeni të mërzitur, me faqe të kuqe dhe vena të dukshme, shkruan abcnews.al.

Preket sistemi juaj imunitar

Studimet kanë zbuluar se thjesht kur kujtoni një debat të ashpër që keni pasur në të kaluarën, sistemi imunitar dobësohet për 6 orë. Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për njerëzit që zakonisht janë të qetë dhe për të cilët zemërimi është i rrallë.

Njerëzit që zemërohen lehtësisht vërejnë se sëmuren më shpesh dhe sistemi i tyre imunitar është më i dobët. Kjo, e shoqëruar me ankthin e tyre të shtuar, e vë në rrezik të madh shëndetin e tyre, pa e ditur as ata deri sa të jetë tepër vonë.

Krijon probleme të ndryshme shëndetësore

Kur jemi të zemëruar, kimikatet e stresit vërshojnë trurin dhe trupin tonë dhe vazhdojnë të ndryshojnë metabolizmin. Kjo është arsyeja pse njerëzit me probleme zemërimi mund të vuajnë nga dhimbje koke, ankthi, pagjumësi dhe madje edhe probleme me tretjen, shkruan abcnews.al.

Probleme të ndryshme të lëkurës, të tilla si ekzema, mund të shfaqen gjithashtu gjatë periudhave të zemërimit ekstrem. Si rezultat, këta njerëz janë në rrezik të lartë për të pasur një goditje në tru ose atak në zemër.

Të bërtiturat mund të shkaktojnë dhimbje kronike

Të bërtiturit nuk është e keqe vetëm për ata që bërtasin, por edhe për ata që u bërtasin dhe dëmi mund të fillojë që në moshë të re. Të bërtiturat ndaj fëmijëve mund t’i dëmtojë ata në shumë mënyra dhe problemet e tyre të sjelljes mund të përkeqësohen.

Disa kërkime kanë treguar se prindërit që ishin shumë të mërzitur me fëmijët e tyre 13-vjeçarë, vunë re sjellje edhe më të këqija gjatë vitit të ardhshëm të jetës.Disa nga problemet që mund t’i shoqërojnë përfshijnë dhimbjen e shpinës dhe qafës, dhimbje koke, madje edhe artrit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!