Çfarë ndodh me lëkurën tuaj kur bëni një banjë me uthull molle

schedule19:32 - 18 Nëntor, 2021

schedule 19:32 - 18 Nëntor, 2021

Uthulla e mollës është tendenca më e re në trajtimet e bukurisë, si vaji i kokosit. Megjithëse, ky element kryesor i kuzhinës është reklamuar prej kohësh, tani po shfaqet si një faktor kyç bukurie, me shumë përfitime për lëkurën dhe flokët.

Banjë me uthull molle

Vetitë natyrore antimikrobike të uthullës së mollës e bëjnë atë një zgjedhje ideale për përdorim te ata që përjetojnë acarime të vogla ose skuqje. Profesori Joshua Zeichner, thekson se një banjë me uthull molle mund të jetë e dobishme nëse keni djegie nga dielli ose thjesht lëkurë të thatë.

Dr. Zeichner thekson se banjat me uthull molle nuk janë për ata me lëkurë jashtëzakonisht të ndjeshme dhe për këtë arsye, duhet treguar kujdes nëse përdorni edhe shumë produkte eksfolimi. Dhe, sigurisht, veçanërisht për problemet serioze të lëkurës, është gjithmonë mirë të konsultoheni me një dermatolog.

Ekspertët thonë se mund të shtoni nga gjysmë filxhani deri në dy gota uthull molle organike në një vaskë të plotë. Dhe nëse jeni të shqetësuar se mund të ketë aromë të pakëndshme, aroma e uthullës tretet shpejt. Pas banjës lëkura është më e butë dhe nëse keni ndonjë acarim patjetër që do të lehtësoheni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!