Çfarë ndodh me ju nëse hani teksa shikoni një film horror?

schedule16:13 - 19 Prill, 2022

schedule 16:13 - 19 Prill, 2022

Ndryshe nga komeditë romantike, kur shikojnë filma horror, njerëzit ndihen të nervozuar dhe të stresuar, ndaj përpiqen të gjejnë ngushëllim te ushqimet e lehta. Një studim nga Universiteti i Westminsterit pretendoi se shikimi i filmave horror ndihmon në humbjen e peshës sepse përshpejton rrahjet e zemrës.

Por një studim i Universitetit Libano-Amerikan në Nju Jork pretendon se shikimi i filmave të frikshëm i bën njerëzit të synojnë ushqimet e yndyrshme dhe të shtojnë peshë. Shkencëtarët thonë se filmat intensivë i shtyjnë njerëzit që të shijojnë ushqimin për të lehtësuar stresin e shkaktuar nga filmat e tillë.

Studimi përfshiu 84 pjesëmarrës nga mosha 20 deri në 30 vjeç, të cilët u caktuan rastësisht për të parë një film të dhunshëm ose komedi romantike. Para studimit, u kryen matje të ndryshme, duke përfshirë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe forcën e kapjes, si dhe nivelet e vlerësuara të stresit dhe oreksit.

Studiuesit zbuluan se grupi që po shihte filma horror hante më shumë me një mesatare prej 6.45 për qind, krahasuar me “grupin romantik” me një mesatare prej 4,93. Bazuar në këto dy studime, mund të humbisni peshë nëse nuk hani asgjë ndërsa po shikoni filma por nëse e teproni, mund të ketë efektin e kundërt. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!