Të gjithë ata që kanë udhëtuar të paktën një herë më avion, ju ka ndodhur që në aeroport të mos ju lejojnë të merrni disa gjëra apo artikuj nga më të ndryshmet. Por, ku shkojnë këto gjëra që konfiskohet gjatë kontrollit. Më poshtë abcnews.al do jua zbulojë këtë mister.
Nëse ju kanë marrë një shishe uji nuk është ndonjë problem i madh, por nëse ju marrin një parfum sigurisht që do të mërziteshit. Ju mbase nuk e dini, por në aeroport ndodhet shërbimi që kthen sendet e konfiskuara. Ju mund të pyesni një punonjës në aeroport se ku mund ta gjeni atë që jua kanë marrë më herët. Mos harroni se afati është vetëm disa ditë. Nëse udhëtimi juaj do të jetë i gjatë, mund të kërkoni t’jua dërgojnë në një adresë të caktuar, informon abcnews.al
Disa udhëtarë mendojnë se oficerët që i kontrollojnë i marrin sendet e tyre. Por ky mendim është i gabuar. Artikujt mund të shiten në internet me gjysmë çmimi ose shkojnë për bamirësi. Ndërsa ushqimet dhe pijet hidhen në plehra./e.b-abcnews.al