Çfarë na tregojnë lidhjet e veçanta të binjakëve mbi natyrën, edukimin dhe gjenetikën

schedule18:23 - 12 Janar, 2023

schedule 18:23 - 12 Janar, 2023

Një në çdo 65 shtatzëni në Britaninë e Madhe është një lindje e shumëfishtë. Një shifër që vetëm sa është rritur që nga shfaqja e trajtimeve ndaj infertilitetit. Dhe gati të gjitha lindjet eshumëfishta janë binjakë. Pazakonshmëria e binjakëve, ka nxitur imagjinatën krijuese tënjerëzimit që në mitet e lashtësisë.

Nga binjakët identikë Romuli dhe Remi, që thuhet se themeluan Romën, deri tek Xhun dhe Xhenifer Gibons, motrat që kanë ekzistuar vërtet dhe që janë subjekt i filmit të ri të regjisores polake Anjiezka Smozinka, Binjakët e heshtura. Ashtu si të gjithë binjakët identikë ose monozigotë (MZ), vajzat vinin nga e njëjta vezë dhe lëng seminal.

Kur një vezë ndahet në dy pjesë në një fazë të hershme të zhvillimit, ajo krijon dy embrione të veçanta që ndajnë të njëjtat gjene. Në mbarë botën, më pak 1 një në 300 njerëz janë binjakë identikë. Duke qenë klone të njeri-tjetrit, ato paraqesin jo vetëm një imazh tejet të ngjashëm të tyre, por i ofrojnë shoqërisë një hapësirë të veçantë për të shqyrtuar çështjet shekullore sesa ndikojnë gjenetika dhe edukimi në formimin e karakterit të njeriut.

Por ngjashmëria e tyre është trajtuar shpesh jo si një veçantësi biologjike, por si diçka e çuditshme, dhe madje e mbinatyrshme. Binjaket Gibons u bënë të famshme jo sepse folën në unison, por sepse heshtën në unison. Duke qenë fëmijë të prindërve të epokës “Ëindrush”nga Karaibet, ato ishin vajzat e vetme me ngjyrë në komunitetin e tyre në Uellsin Jugperëndimor, ndaj përjetuan izolimin social.

Ato u tërhoqën plotësisht nga bota e jashtme, shpikën gjuhën e tyre, idioglosa, dhe refuzuan të flisnin me asnjë tjetër. Ato nisën shkollën, por nuk mundën të studionin. Mjekët u shqetësuan aq shumë nga kjo anomali, saqë rekomanduan ndarjen e tyre dhe dërgimin në shkolla të ndryshme me konvikt.

Por kjo e përkeqësoi gjendjen e tyre. Në moshën 16-vjeçare, ato nisën të shkruanin romane, një prej të cilëve, e shkruar nga Xhun, u botua nga një shtyp tabloid. Por më pas ato nisën tëkryenin akte kriminale të ndryshme – vandalizma, vjedhje dhe zjarrvënie – dhe për këtë u dënuan me burgim pa afat në Brodmur, ku qëndruan për 11 vjet në kushte që Xhun i cilësoimë vonë si “në ferr”.

Kur u liruan, Xhenifer vdiq pothuajse menjëherë, ndërsa Xhun vazhdoi të jetonte një jetë të qetë por të pavarur në Uells. “Ajo ishte një histori shumë e trishtuar. Ato nuk arritën të ndaheshin asnjëherë derisa vdiq Xhenifer”– thotë Odri Sendbank, autore e librit “Psikologjia e binjakëve dhe trinjakëve”.

“Ndarja herë pas here mund të jetë një problem serioz për binjakët, sidomos për ata identikë. Ka situata në të cilat binjakët janë aq të lidhur së bashku sa e kontrollojnë njëri-tjetrin”- thotë Sendbank, që është marrë shumë me studimin e binjakëve gjatë një karriere të gjatë si psikoterapiste e specializuar.

Ndërkohë gjatë gjysmë së shekullit të kaluar, ka ndryshuar shumë edhe mënyra se si rriten binjakët. Dikur ishte e zakonshme që prindërit dhe shoqëria në përgjithësi t’i trajtonin binjakët si dy gjysma të një entiteti të vetëm, duke i veshur njëlloj, duke i vendosur në të njëjtën klasë në shkollë, dhe në përgjithësi duke e theksuar ndërvarësinë e tyre.

Megjithatë, duke filluar nga vitet 1960, pati një vlerësim në rritje se si çdo vëlla e motër, edhe binjakët duhej të trajtoheshin si individë të veçantë, duke mundësuar një ndarje dhe pavarësi të shëndetshme nga njëri-tjetri. Thënë kjo, nuk ka dyshim se eksiton një lidhje e veçantë mes binjakëve, e cila është ndonjëherë fuqizuese, dhe herë të tjera zhgënjyese.

Javën e kaluar, binjakët e kudondodhur Van Tuleken, mjekët Kris dhe Ksand, u shfaqën në programin “Today” të Radio 4 , duke promovuar serinë e dytë të podcast-it të tyre në BBC, “A Thorough Examination”, që analizon mundësitë dhe sfidat për të arritur ndryshime në sjelljen e njeriut.

“Është shumë e komplikuar të kesh një klon që endet nëpër botë me fytyrën dhe gjenetikën tënde. Unë dhe Ksand i qëndrojmë pranë njeri-tjetrit, ia kalojmë mirë, por shumë shpesh debatojmë. Nuk është e lehtë të kesh dikë tjetër që të përfaqëson, me të gjitha të metat dhe pikat e tua të forta. Ai është si një pasqyrë e gjallë e vetes time”-thotë Kris.

Sigurisht, ai do të dukej ndoshta më pak si një pasqyrë nëse ata nuk do të kalonin gjithë kohën e tyre bashku, duke prodhuar shfaqje televizive dhe podcast-e. Por Ksand thotë se kanëvendosur disa rregulla për të kufizuar zënkat. Njëra përfshinte një periudhë ‘ftohjeje’, në të cilën ata duhej të largoheshin nga dhoma dhe të mendonin gjëra të mira për njëri-tjetrin, “gjë që është shumë e vështirë për t’u bërë” tha ai.

Ata dukeshin paksa si dy 9-vjeçarë që grinden, edhe pse ata kanë një qëllim serioz. Siç thotëKris:”Për ne kjo është pyetja kryesore e gjithë jetës sonë:sa jemi secili prej nesh të përcaktuar nga gjenet, çfarë na është dhënë që në lindje, dhe sa jemi të formësuar bëhemi nga bota përreth?”.

Në gjenetikën sasiore, metoda e binjakëve është një mjet kyç për të vlerësuar ndikimin gjenetik dhe mjedisor. Siç shprehen Kler Hourt, Filip Dejl dhe Robert Plomin, autorët e një studimi të cituar gjerësisht:“Për të vlerësuar parametrat gjenetikë dhe mjedisorë të individit. dallimet, metoda e binjakëve kërkon dy binjakë identikë (monozigotikë MZ) dhe binjakë jo-identikë (dizigotikë DZ). Binjakët MZ janë 100 për qind të ngjashëm gjenetikisht, ndërsa binjakët DZ janë mesatarisht vetëm 50 për qind të ngjashëm sa i përket ndarjes së gjeneve.

Kjo do të thotë që nëse një tipar ndikohet nga gjenetika, atëherë ngjashmëria brenda çiftit për atë tipar, duhet të jetë më e lartë tek binjakët MZ sesa tek binjakët DZ. Kjo do të thotë se duke qenë se të dy llojet e binjakëve ka të ngjarë të rriten në të njëjtin mjedis, dhe në mënyra shumë të ngjashme, nëse binjakët identikë tregojnë një ndarje më të theksuar të tipareve, kjo ndodh thuajse me siguri për shkak të faktorëve gjenetikë”.

Studimi arriti në përfundimin se “ndikimet gjenetike përbëjnë mbi 60 për qind të variancës në arritjet shkencore, dhe ato mjedisore përbëjnë variancën e mbetur”. Plomin, psikolog dhe gjenetist, thotë se trashëgimia gjenetike përbën 50 për qind të dallimeve psikologjike midis njerëzve dhe mjedisi zë gjysmën tjetër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!