Lajmet në lidhje me përhapjen dhe reagimet ndaj koronavirusit janë bërë pjesë e jetës tonë të përditshme, duke shkaktuar frikë dhe siguri, kjo edhe për një arsye më tepër se mediat sociale nxisin panik, pavarësisht se qeveritë theksojnë që epidemia është nën kontroll.
Por frazat dhe temat që karakterizojnë deklaratat zyrtare nuk janë asgjë e re; ato flasin për reagime shekullore ndaj epidemive, asnjëra prej të cilave nuk ka qenë më e frikshme se murtaja. Në të vërtetë, strategjitë për të përballuar murtajën në Europën para-industriale kanë formuar bazën për politikat e mëvonshme, të cilat janë pasqyruar në iniciativat aktuale të shëndetit publik.
Politikat e ‘përmbajtjes’, ‘zbutjes’ dhe ‘karantinës’ nuk janë asgjë e re.
Zinxhiri shëndetësor, i ndërtuar nga ushtarët përgjatë kufijve për të parandaluar hyrjen e murtajës në vend, ndikoi negativisht në ekonomi, meqenëse u vendos embargo dhe në fushën e industrisë, shkëmbimit dhe tregtisë. Qytetet, ndoshta në atë kohë më të mbrojtura se tani me muret e tyre mesjetare, vendosnin në gatishmëri roje për të sfiduar këdo që përpiqej të hynte në vend.
Rrugët dezinfektoheshin me degë dëllinje që digjeshin, ndërsa shtëpitë, mobiljet dhe vendet e ‘infektuara’ pastroheshin me squfur. Mjekët që mbanin maska me sqep qarkulluan nëpër rrugë, ndërsa sot personeli mjekësor mban maska më të thjeshta. Atëherë, ashtu si tani, një ndër shqetësimet kryesore ishin njerëzit që mblidheshin së bashku; ngjarjet publike u ndaluan dhe shkollat dhe tregjet u mbyllën. Të sëmurët dërgoheshin në qendrat e mëdha të karantinës – ‘Lazaretti’ – ndërsa kontaktet e tyre izoloheshin për 40 ditë në shtëpi ose në institucione të mëdha përtej mureve të qytetit, transmeton abcnews.al
Këto strategji ndihmuan në frenimin dhe zbutjen e pandemisë, ndërsa nga tjetër kërkonin të shmangnin panikun dhe frikën. Megjithëse kjo ishte një epokë para mediave sociale, zërat e shoqërisë që qarkullonin u akuzuan për përhapjen e sëmundjes, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me ndikimin e politikave zyrtare në liritë e njeriut.
“Epidemitë godasin nga jashtë dhe rriten brenda”
Të paktën që nga fillimi i viteve 1980, reagimet e lidhura me epidemitë kanë qenë dyshimet, fajet, dhuna ndaj të varfërve dhe viktimave të sëmundjes.
Epidemitë shpesh vijnë nga faktorë të jashtëm dhe rriten brenda organizmit tonë nga organizma të huaj. Edhe kështu, urrejtja dhe dhuna janë më të larmishme sesa ne vetë e mendojmë.
Të varfrit u dënuan më shumë nga shteti duke menduar se ata ishin shkaktarë të sëmundjes në shekullin e 19 në Indi. Ata u shoqëruan në kampe të veçanta duke çuar në trazira dhe turma të grumbulluara kundër elitave koloniale dhe qeverive komunale. Linjat e urrejtjes u shtrinë në drejtime të tjera, si me trazirat e kolerës në vitet 1830 në shekullin e 20-të. Përsëri, të varfrit ishin shkaktarë të dhunës, por punonjësit e shëndetësisë ishin viktimat kryesore, të akuzuar për shpikjen e sëmundjes për të shkatërruar popullsinë e varfër.
Epidemitë mund t’i kishin fund përplasjeve midis klasave në Romën e shekullit të pestë.
Pyetja është pse pikërisht këto ndryshime?
Ka një arsyetim logjik: shkalla e vdekshmërisë(përqindja se kush vdiste nga sëmundja ) dhe jo vdekshmëria. Kolera në vitet 1830 dhe Ebola sot, sulmet kundër punonjësve shëndetësorë dhe shtetit janë të ngjashme: ‘Njerëzit hyjnë në spitale, por nuk dalin të gjallë.’
“Frika dhe dyshimi shumëfishohen më shpejt se çdo virus”
Epidemitë krijojnë frikë dhe dyshim që shumohet më shpejt se çdo virus. Kur shpërthen një sëmundje misterioze, reagimi i parë është paniku – e dyta është identifikimi i një fajtori.
Në fillim të viteve 1980, kur shkaku i AIDS-it ishte ende i panjohur, shtypi amerikan akuzoi afrikanët për marrëdhënie seksuale me shimpanzetë, ndërsa sipas agjentëve sovjetikë origjina e sëmundjes vinte nga laboratorët amerikanë. Por ndërsa homofobia u përshkallëzua ndërkombëtarisht, urrejtja më e ashpër u drejtua kundër Pacientit Zero, i cili u cilësua në mënyrë të padrejtë si burimi i sulmit.
Në 1665, në Angli i dyshuari kryesor ishte Zoti. Duke mos pasur ndonjë shpjegim tjetër, turmat u dyndën në kisha, duke u lutur nga ajo që ata e interpretuan si ndëshkim hyjnor për mëkatet e tyre.
Në romanin e tij, Daniel Defo e përshkroi kaosin në rritje pasi izolimi i detyruar nuk rezultoi efektiv. Të shqetësuar, të burgosurit e shëndetshëm thyen dyert e mbyllura për të marrë ushqim, plaçkitën pronat e shkretuara ose u larguan në fshat, duke përhapur sëmundjen edhe në vende të tjera.
Për ata që mund të përballonin luksin, izolimi rural nganjëherë siguronte ekuivalentin e një të shtune produktive. Megjithatë, shkenca nuk arriti kurrë të shpjegonte murtajën. Pavarësisht nëse fajësojmë Zotin ose një njeri të pafajshëm, shumë njerëz do të vdesin dhe kjo do të jetë e pashmangshme.
“Lia është e vetmja sëmundje njerëzore që është zhdukur”
Në vitet 1970, një student i cili pretendonte të bëhej një nga mikrobiologët klinikë më të shquar në botë u këshillua të mos zhvillonte kërkime të sëmundjeve infektive.
Falë vaksinimit dhe antibiotikëve, sëmundjet vdekjeprurëse, të tilla si lia, murtaja, tifoja dhe malaria më në fund u zhdukën.
Pothuajse 50 vite më vonë, sidoqoftë, lia mbetet e vetmja sëmundje njerëzore që është zhdukur. Ndërkohë, janë shfaqur patogjenë të rinj, të cilët kalojnë nga kafshët te njerëzit, ose duke shpërthyer nga habitatet e tyre tradicionale në pjesë të izoluara të botës dhe duke u përhapur globalisht.
Në vitin 2002, SARS u shfaq në Kinë. Sindroma e Rëndë e Frymëmarrjes Akute, ose SARS, shkaktoi mbi 700 viktima në Amerikën e Veriut dhe Jugut, Europë dhe Azi.
Ebola u identifikua për herë të parë në 1976 por u kufizua në shpërthime të vogla në Afrikën Qendrore. Pastaj papritmas, në 2014, ajo preku Afrikën perëndimore dhe pastaj u përhap në të gjithë botën. Dhe deri në 2016 pandemia e HIV dhe AIDS, e cila u përhap në vitet 1980, kishte qenë përgjegjëse për të paktën vdekjen e 35 milion njerëzve.
Por për të krahasuar situatën sot, duhet të bëjmë krahasime me sëmundjen e shekullit të 14-të, Murtajën.
Në 1916 poliomieliti, i njohur më parë vetëm për shpërthime të vogla dhe të përmbajtura, shpërtheu në Nju Jork dhe vrau 6,000 njerëz në të gjithë SHBA-në. Në vitet 1940 dhe 1950, poliomieliti ka shkaktuar mbi gjysmë milioni viktima çdo vit në të gjithë botën.
Dhe ende nuk kemi arritur të kuptojmë pse, në vitin 1918, gripi papritmas filloi të vriste miliona njerëz të rinj që nuk kishin asnjë sëmundje. Deri në atë kohë, viktimat të shkaktuara nga gripi ishin kryesisht të moshuar edhe persona me imunitet të dobët.
Pavarësisht përparimeve të jashtëzakonshme të shkencës mjekësore që nga fundi i shekullit të 19-të, patogjenët përgjegjës për sëmundjet epidemike janë gjithnjë e më shumë elastikë dhe më të paparashikueshëm sesa mund të imagjinonte një profesor i viteve 1970. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al