Të gjithëve ju ka ndodhur që të mos dëgjojnë orën e alarmit dhe të flenë më gjatë ose të mos ndihen me energji sapo zgjohen. Problemi ndodh kur ky fenomen përsëritet shpesh ose pothuajse çdo ditë, duke ndikuar negativisht në produktivitetin dhe disponimin tuaj.
Nëse nuk jeni nga ata njerëz që zgjohen të qetë, atëherë ndoshta ndikon rutina juaj e përditshme. Ndryshimet e vogla në zakonet tuaja mund t’ju ndihmojnë të rifitoni energjinë tuaj dhe të përfitoni sa më shumë nga mëngjesi.
Vendoseni alarmin një orë më parë
Në këtë mënyrë do të përfitoni sa më shumë nga mëngjesi, pasi do të kaloni më shumë kohë në aktivitetet tuaja. Në të njëjtën kohë, pasi të keni përfunduar gjithçka që dëshironi më herët se sa jeni mësuar, do t’ju japë ndjenjën se jeni “përpara”, duke ju inkurajuar të bëni një përpjekje edhe më të madhe.
Njoftimet celulare
Është një sekret i zakonshëm që funksionin pothuajse në çdo rast. Nëse dita juaj është e mbushur me ngjarje të rëndësishme, bëni një listë të njoftimeve në celular për t’ju kujtuar në çdo kohë. Mund ta vendosni njoftimin dhjetë minuta më herët që të keni pak kohë për t’u përgatitur siç duhet. Në këtë mënyrë do të mbeteni aktiv dhe produktiv, pa harruar diçka të rëndësishme.
Përsëriteni atë që nuk doni të harroni
Nëse keni një tendencë për të harruar telefonin tuaj, çelësat apo paratë, do të ishte mirë t’i përsërisni ato ndërsa përgatiteni për të nisur ditën. Mund të bëni një listë të gjërave thelbësore që ju nevojiten për të dalë nga shtëpia.
Qëndroni aktiv gjatë rrugës për në punë
Nëse përdorni transportin publik për të shkuar në punë, përpiquni të qëndroni aktivë në vend që të shikoni mekanikisht telefonin tuaj. Dëgjoni muzikën tuaj të preferuar, e cila stimulon funksionimin e trurit, apo edhe të lexoni disa faqe nga një libër. /abcnews.al